Ivanovska: Rëndësi të veçantë lëndës për Korridoret 8 dhe 10D

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:32

Ivanovska: Rëndësi të veçantë lëndës për Korridoret 8 dhe 10D

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit do t’i jap rëndësi të veçantë lëndës për korridoret 8 dhe 10D, njofton KlanM.

Kryetarja e këtij komisioni, Biljana Ivanovska tha sot se, komisioni veç më ka marrë një pjesë të dokumentacionit të nevojshëm për lëndën që ka hapur në lidhje me korridoret 8 dhe 10D dhe janë në pritje të dokumentacionit tjetër.

“Është hapur lëndë te ne, jemi në fazë të mbledhjes së të gjithë dokumentacionit të nevojshëm, një pjesë e kemi marrë, i presim të tjerat. Për shkak të specifikës së lëndës, këtë lëndë do ta punojë një ekip edhe e këshilltarëve edhe e anëtarëve të komisionit, do të thotë do t’i japim rëndësi të veçantë dhe kujdes, me qëllim që ta nxjerrim në shesh të vërtetën dhe rezultatet do t’i kumtojmë në seancë publike” – tha Biljana Ivanovska.

Ivanovska gjatë konferencës vjetore për vlerësim të realizimit të Strategjisë Nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, në vitin 2022, sic njofton KlanM, tha se kanë përfunduar vetëm 10 përqind të aktiviteteve të planifikuara të planit aksional të kësaj strategjie. Arsyeja për këtë, sipas saj, është përkushtimi i dobët i institucioneve.

“Keni institucione që kanë ndërruar nga tre – katër ministra në periudhën derisa zbatohet strategjia nacionale dhe gjithë kjo në kushte kur ka administratë të pamjaftueshme profesionale falë ndikimeve politike gjatë punësimeve rezultatet janë ashtu siç janë” – tha Biljana Ivaovska.

Ditëve të fundit, mediat në vend kanë publikuar informata për të dhëna të dyshimta sa i përket tenderit për përzgjedhjen e kompanisë për mbikëqyrjen e ndërtimit të korridorit 8. Përpos Antikorrupsionit, për këtë ka hapur lëndë edhe prokuroria. /KlanMacedonia

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?