Kur një aplikacion ka ngecur në Windows, procedura standarde që të gjithë ndjekin është të hapni Task Manager, të gërmoni mes listës së proceseve që janë në funksion dhe të përdorni opsionin End Task për ta mbyllur aplikacionin në fjalë.
Por ekziston një mënyrë tjetër më e lehtë për ta bërë. Në këtë artikull ju tregojmë sesi të shtoni opsionin End Task në menunë që shfaqet për aplikacionet e hapura në Taskbar.
Ja sesi të aktivizoni opsionin
Për të aktivizuar End Task në taskbar shkoni në Settings. Klikoni System dhe më pas shfletoni poshtë gjersa të shikoni For Developers. Klikoni mbi të.
Më pas shfletoni gjersa të gjeni opsionin End Task. Aktivizojeni. Kjo është e gjitha.
Opsioni tashmë duhet të shfaqet në menunë që paraqitet kur klikoni me të djathtën e mausit mbi një aplikacion në Taskbar.
Ky është një proces që mbyll aplikacionet dhe programet me forcë që do të thotë se çdo gjë e bërë në to nuk do të duhet në momentin që aplikohet End Task.
/PCWorld Albanian
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
3 Shtator, 2024 20:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.