Jack Grealish nuk do të jetë i gatshëm për Evertonin në ndeshjen e fundjavës kundër Manchester City-t
Everton do të duhet të përballet me një mungesë të madhe këtë fundjavë në përballjen kundër Manchester City-t në “Etihad Stadium”. Jack Grealish, i cili këtë sezon është huazuar nga City te Everton, nuk do të mund të luajë për shkak të rregullave të Premier League që ndalojnë lojtarët e huazuar të përballen me klubin e tyre mëmë.
Ky është një lajm i hidhur për trajnerin David Moyes, pasi Grealish ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Evertonit në fillim të sezonit. Me 4 asistime dhe një gol, ai ka qenë një nga motorët kryesorë të skuadrës, duke fituar edhe çmimin “Lojtari i Muajit” në Premier League për gusht.
Nga ana tjetër, Pep Guardiola dhe Manchester City përfitojnë nga ky rregull, pasi nuk do të përballen me një nga lojtarët më në formë të Evertonit. Vetë Guardiola ka deklaruar se “këto janë rregullat” dhe se ndonëse City përfiton, ai do të mirëpriste një ndryshim të mundshëm në të ardhmen.
Grealish iu bashkua Evertonit këtë verë në një marrëveshje huazimi njëvjeçar, pasi nuk gjeti hapësirën e duhur te Manchester City. Në “Goodison Park” ai ka rigjetur formën dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të dashur për tifozët “Toffees”.
Flaka
















