Janë hospitalizuar edhe tre persona me kollën e keqe, gjithsej 981 raste në vend

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:26

Janë hospitalizuar edhe tre persona me kollën e keqe, gjithsej 981 raste në vend

25 raste të reja me pertusis, thënë në popull, kolla e mirë, janë paraqitur në shtet prej 26 deri më 1 gusht. Prej tyre, tre janë hospitalizuar, theksojnë nga Instituti për shëndet publik (ISHP) në raportin më të ri, të publikuar sot pasdite.

“Lidhur me distribuimin gjeografik, pjesa më e madhe e rasteve janë paraqitur në epideminë në Shkup – 13, ndërsa janë paraqitur edhe 10 raste nga Kumanova dhe nga një rast nga Manastiri dhe nga Tetova. Mosha e të sëmurëve lëvizë nga dy muaj deri 50 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës deri katër vjeç. Lidhur me statusin vaksinues të të sëmurëve, 17 persona janë vaksinuar në mënyrë jo të kompletuar, të pavaksinaur apo nuk kanë status të njohur vaksinues, pesë janë tërësisht të vaksinaur dhe tre janë vaksinaur në përputhje me moshën, sqarohet në raportin e ISHP-së.

Përfundimisht me 1 gushtin, në shtet janë regjiatruar gjithsej 981 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 53,4/100.000 banorë. Kjo paraqet rritje të shuëfishtë të numrit të të sëmurëve në raport me peridhën e kalaur pesëvjeçare – prej vitit 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.

Distribuimi sipas gjinisë tregon se 450 persona janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 531 të gjinisë femërore.

Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve -981, tek 974 persona janë regjistruar simptome, përderisa sëmundja tek shtatë është në formë asimptomatike.

Në rrjedhë janë tre epidemi të paraqitura në nivel të territorit të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Prej 18 janarit deri më 1 gusht, janë dhënë gjithsej 62.184 doza të vaksinave me komponentin kundër kollës së mirë.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?