Janevska fajëson drejtorët e shkollave për mungesën e librave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:28

Janevska fajëson drejtorët e shkollave për mungesën e librave

Fajin për mungesën e librave, të historisë dhe gjeografisë për klasat e gjashta dhe të teta ministrja e arsimit, Vesna Janevska, e hedh tek drejtorët e shkollave. Ajo thotë se për mungesën e librave, drejtorët është dashur të porosisin me kohë. Ndërsa libra për lëndët zgjedhore, thotë se nuk është patjetër të ketë, pasi nxënësit mund të marrin njohur përmes punës interaktive me mësimdhënësit.

“Bashkë me Byronë për zhvillimin e arsimit kemi publikuar se për cilat lëndë duhet dhe për cilën lëndë nuk duhet tekste shkollore. Për lëndët zgjedhore, pjesët e konceptit të ri, që ne si qeveri e re i pranojmë, thotë se nuk duhet të ketë libra, por, se nxënësit përmes punës interaktive mes vete dhe me mësimdhënësit do ti përforcojnë njohuritë”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Lidhur me mungesën e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, Janevska tha se me rishikimin e buxhetit janë siguruar mjete dhe konkursi është i hapur për 200 asistentë.

“Sot nënshkruhen marrëveshjet për 815 asistentë. Konkursi për 200 të tjerët është në proces. Por unë apeloj tek prindërit, tek udhëheqësia e nxënësve, tek mësimdhënësve se asnjë fëmijë nuk mund të qëndroj në shtëpi. Të gjithë duhet të pranohen në shkolla. Ka mësimdhënës, psikolog, ka ekipe gjithëpërfshirëse, pedagogë dhe këto duhet të jenë të gatshëm t’i pranojnë fëmijët”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ministrja e arsimit foli edhe për ankesën e prindërve për çmimet e larta të mjeteve shkollore. Tha se buxhetin në dikasterin e saj e ka gjetur në gjendje shumë të rëndë ndërsa premtoi se nga viti i ardhshëm do të ketë lehtësime për prindërit. Në mbledhjen e fundit të Qeverisë u vendos kufizimi i çmimeve për të gjitha mjetet shkollore. /Alsat.mk

357
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
357
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?