Janevska: Për klasat e shtata nuk do të ketë libra në shtator

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:13

Janevska: Për klasat e shtata nuk do të ketë libra në shtator

Vetëm për klasat e shtata do të mungojnë librat në fillimin e vitit të ri shkollor. Kështu ka premtuar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila sapo është emëruar në këtë detyrë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të përcaktojnë se me cilat tekste do të studiojnë nxënësit e klasës së 7-të në vitin e ardhshëm shkollor, sepse deri më 1 shtator nuk do të mund të printohen të rejat në përputhje me kurrikulën e re nga Koncepti i Arsimit Bazë. Janevska tha se për një ose dy ditë do t’i bëhet e ditur opinionit se si do të mësojnë nxënësit e klasës së shtatë, duke theksuar se edhe pse ishte paralajmëruar se më 1 shtator do të ketë tekste për klasën e shtatë, siiç tha, situata aktuale është krejtësisht e ndryshme.

VESNA JANEVSKA,MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Po të kishim shkop magjik, ne si Qeveri deri në shtator nuk do të mund të sigurojmë tekste për klasën e shtatë. Asnjë libër për klasën e shtatë nuk është dërguar për t’u shtypur. Jo vetëm që nuk janë në shtypshkronja, një numër i madh i tyre nuk janë miratuar. Disa as nuk janë shkruar, kështu që teksti shkollor nuk është krijuar. Disa nuk e kaluan vlerësimin nga kolegët”.

Për këtë, Janevska  tha, se ka disa ditë që bisedojnë me Byronë për Zhvillimin e Arsimit për ta tejkaluar problemin dhe zgjidhja ndoshta është që nxënësit e klasës  së shtatë edhe vitin e  ardhshëm të mësojnë nga tekstet e vjetra, d.m.th. ato që ishin në përdorim deri tani.

VESNA JANEVSKA,MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Duke kontrolluar nëse ato tekste përputhen me kurrikulën. Kemi arsyetim nga Byroja se ato janë mjaft të përputhshme, përveç dy deri në tre tema për të cilat mund të bëhen materiale mësimore. Por, bisedat dhe diskutimet janë ende në vazhdim dhe nëse zgjidhja ligjore nuk lejon asgjë tjetër, konceptin do ta shtyjmë për një periudhë të caktuar në mënyrë që nxënësit nga klasa e shtatë, e tetë dhe e nëntë të kenë tekste shkollore”.

Ajo shtoi se mësimdhënësit do të duhet të jenë të gatshëm t’u mësojnë temat duke ofruar materiale të caktuara mësimore nga të cilat nxënësit do të mësojnë, për t’i drejtuar në literaturë tjetër, apo literaturë në internet. Këto deklarata Vesna Janevska, i bëri para hapjes së konferencës për arsimin gjithëpërfshirës të organizuar nga Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.

/SHENJA/

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Korrik, 2024 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?