Jurgen Klopp: “Refuzova Manchester Unitedin në 2016, nuk ishte projekt për mua”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Tetor, 2025 20:40

Jurgen Klopp: “Refuzova Manchester Unitedin në 2016, nuk ishte projekt për mua”

Jurgen Klopp ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij. Trajneri gjerman ka zbuluar se në vitin 2016 refuzoi ofertën e Manchester United, pasi nuk u bind nga vizioni i klubit.

Më thanë disa gjëra në atë takim që nuk më pëlqyen: Do t’i marrim lojtarët që dëshiron, atë, atë dhe atë. Po qëndroja aty dhe mendoja: ky nuk është projekti im. Nuk doja që ta merrja në ekip prapë Paul Pogban. Apo Cristiano Ronaldo. Zoti im, të gjithë e dimë se ai është lojtari më i mirë së bashku me Messin, por kthimi i lojtarëve nuk ndihmon kurrë”, tha Klopp.

Sipas tij, ideja e United ishte të sillte emrat më të mëdhenj të futbollit, por jo të ndërtonte një projekt të qëndrueshëm. Klopp theksoi se kjo filozofi nuk përputhej me mënyrën e tij të punës, e cila bazohet në zhvillimin e skuadrës dhe krijimin e një identiteti të fortë futbollistik.

Pak muaj më vonë, Klopp mori drejtimin e Liverpoolit, ku ndërtoi një prej skuadrave më të suksesshme të dekadës së fundit, duke fituar Premier League, Champions League, FA Cup dhe shumë trofe të tjerë.

Ky rrëfim tregon se si një vendim i vetëm mund të ndryshojë historinë e futbollit anglez: Klopp mund të kishte qenë në stolin e United, por zgjedhja e tij për Liverpoolin e bëri një ikonë të “The Reds”.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Tetor, 2025 20:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?