Kasami: Në Bogovinë u dëshmua se era e ndryshimit ka nisur të fryjë fuqishëm!

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Tetor, 2025 00:23

Kasami: Në Bogovinë u dëshmua se era e ndryshimit ka nisur të fryjë fuqishëm!

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga Bogovina ka deklaruar se era e ndryshimit ka nisur fuqishëm të fryjë.

“Sonte në Bogovinë u dëshmua se era e ndryshimit ka nisur të fryjë fuqishëm! Pas shumë viteve të premtimeve boshe e zhgënjimeve të njëpasnjëshme, qytetarët e Bogovinës sonte dëshmuan se janë përcaktuar për të sjellë ndryshim. Bogovina meriton më shumë se një pushtet që kujtohet për qytetarët vetëm në fushata. Bogovina meriton zhvillim të vërtetë, punë konkrete, dhe njerëz që e duan këtë vend, jo që e shohin si pronë të partisë! Kandidati ynë, Feti Abazi, është fytyra e këtij ndryshimi. Njeri i ndershëm, punëtor dhe i përkushtuar për çdo familje të Bogovinës. Me Fetin dhe me koalicionin VLEN, Bogovina do ta rifitojë dinjitetin e humbur dhe do të hapë një faqe të re të historisë së saj. Faleminderit për mikpritjen e jashtëzakonshme, për energjinë dhe për besimin! Bashkë do të fitojmë në çdo komunë, sepse ndershmëria, puna dhe angazhimi gjithmonë VLEN!”, ka deklaruar Kasami, raporton Alfax.mk

242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Tetor, 2025 00:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?