Kasami si Kurti, ndërhynë në zgjedhjet në Shqipëri, mbështjete partisë së Berishës!

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Maj, 2025 17:56 Përditësuar

Kasami si Kurti, ndërhynë në zgjedhjet në Shqipëri, mbështjete partisë së Berishës!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vizituar Tiranën ku ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaten për deputete të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Ai e cilësoi Tabakun si një grua që e bën politikën me zemër dhe që është pranë qytetarëve jo vetëm në fjalë, por në veprim.

“Ka politikanë që flasin për qytetarët dhe ka të tillë që ecin përkrah tyre, i dëgjojnë me kujdes dhe veprojnë me përgjegjësi. Jorida është një prej këtyre”, deklaroi Kasami.

Ai shtoi se bashkë me Tabakun kanë shpërndarë fletushka dhe kanë zhvilluar biseda të sinqerta me qytetarët, duke e cilësuar këtë kontakt të drejtpërdrejtë si thelbësor për të kuptuar realitetin.

“Kur i dëgjon njerëzit me zemër, kupton pse ia vlen të luftosh për të nesërmen”, u shpreh Kasami, duke i uruar suksese Tabakut në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se “Tirana ka nevojë për zërin e saj”.

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Maj, 2025 17:56 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media