Katër frutat e thata që i bëjnë mirë trupit dhe trurit
Frutat e thata janë një nga burimet më të pasura të antioksidantëve, vitaminave dhe mineraleve që ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit afatgjatë. Të konsumuara rregullisht dhe në sasi të moderuar, ato mund të përmirësojnë funksionin e zemrës, trurit, kockave dhe sistemit imunitar.
Arrat – Të pasura me hekur, kalcium, magnez, vitaminë E dhe B, arrat përmbajnë antioksidantë të fuqishëm që mbështesin shëndetin e zemrës, trurit dhe zorrëve. Melatonina që gjendet tek arrat ndihmon në luftimin e pagjumësisë dhe ruajtjen e ekuilibrit hormonal.
Lajthitë – Me përmbajtje të lartë proteinash, lajthitë ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL (“të keq”) dhe përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.
Bajamet – Të pasura me fosfor dhe kalcium, bajamet forcojnë kockat dhe janë një burim i shkëlqyer kalciumi për vegjetarianët dhe personat intolerantë ndaj qumështit.
Kikirikët – Me vitaminë B6, vitaminë E, kalium, magnez dhe fosfor, kikirikët ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, shëndetin e zemrës dhe kanë më pak kalori se shumica e frutave të thata.
Ekspertët rekomandojnë konsumimin e frutave të thata 2–3 herë në javë, duke i kombinuar në mënyrë të balancuar për të përfituar nga vlerat e tyre ushqyese.
Flaka
















