Keqtrajtim, presion dhe mosvazhdim i kontratave të punës – 33 artistë të Ansamblit për Këngë dhe Valle Shqiptare denoncojnë Shkodran Tolaj

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:17

Keqtrajtim, presion dhe mosvazhdim i kontratave të punës – 33 artistë të Ansamblit për Këngë dhe Valle Shqiptare denoncojnë Shkodran Tolaj

Duke u ankuar për keqtrajtim dhe presion në punë nga drejtori i Ansamblit për Këngë dhe Valle Shqiptare, Shkodran Tolaj, të punësuarit e këtij institucioni kulturor të cilëve nuk iu janë vazhduar kontratat e punës, kërkojnë nga organet kompetente shtetërore ta rregullojnë statusin e tyre dhe të rikthehen në punë, shkruan Alsat.

“Kemi trokitur në disa dyer institucionesh dhe akoma askush nuk na ka dhënë një përgjigje se ku fshihet fajtori, ku është bërë gabimi, kush nuk na do në atë ansambël. Secili nga ne ka mundur të zgjedh si zgjidhje ikjen jashtë shtetit dhe të përfitonim më shumë me profesionet tona, por as në momentet kur themi këtu s’ka shpresë nuk na zmbrapsin dot, pasi ne kemi vendosur të qëndrojmë artistë deri në fund. Duke e kërkuar atë që na takon dhe lojërat e politikës ditore mos na bien mbi kurrizin tonë”, tha Vullnet Neziri, i punësuar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare.

Nëse nuk rikthehen në punë, punëtorët të cilët për pesë vite i kanë shërbyer këtij institucioni, paralajmërojnë se do të detyrohen të protestojnë.

“Ne kërkojmë angazhimin e Ministrisë së Kulturës dhe Financave, po ashtu edhe të Qeverisë që të kthehemi sa më parë në punë dhe mos të detyrohemi ne si artistë të bredhim duke protestuar rrugëve dhe para institucioneve përkatëse. I bëjmë thirrje politikës aktuale dhe të gjithë organeve kompetente që të mos jenë indiferent ndaj problematikës tonë”, u shpreh Vullnet Neziri, i punësuar në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare.

Të punësuarit theksojnë që drejtori Tolaj nuk i ka informuar fare për çështjen e krijuar me kontratat, ndërkaq për mosvazhdimin e tyre nuk u është dorëzuar asnjë dokument.

Sipas tyre, Tolaj madje nuk ka pranuar as të takohet për të sqaruar çështjen e vazhdimit të kontratave.

Ndryshe, gjatë ditëve të kaluara ka pasur reagime të ashpra për shkak të situatës së krijuar ku 33 të punësuar në këtë institucion kulturor kanë mbetur në rrugë.

Artistë dhe punëtorë kulture kanë akuzuar drejtorin se po e trajton institucionin si pronë private.

Madje, e akuzuan drejtorin Tolaj se në mungesë të punëtorëve, ka angazhuar njerëz nga jashtë për të realizuar performimin për festën e Ilindenit./ Alsat.mk

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 19:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?