Kërkesa e Belerit për ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke në Himarë, ja si përgjigjet kryetari i ri, Vangjel Tavo

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 22:37

Kërkesa e Belerit për ngritjen e shkollës së mesme në gjuhën greke në Himarë, ja si përgjigjet kryetari i ri, Vangjel Tavo

Në intervistën e parë të dhënë pas mbylljes së procesit të numërimit për zgjedhjet e 4 gushtit, kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, flet edhe për prioritetet e këtyre në këto tre vite të mandatit të tij.

Për Top Channel, Tavo ka një përgjigje edhe për kërkesën e Fredi Beleri, i cili  nga burgu i kërkoi  ndërtimin e një shkolle të mesme minoritare në Himarë.

Elda Menga: Ndërkohë një shkrim pas fitores tuaj e ka bërë dhe Fredi Beleri nga burgu ku ka pasur disa kërkesa për ju, duke nisur nga më kryesorja dhënia e titujve të pronësisë, ngritja e një shkolle të mesme për minoritarët në Himarë dhe ngritja e një shkolle turizmi.

Tavo: Çështja e dhënies së titujve është një angazhim personal i kryeministrit z.Rama ka nisur procesi i certifikimit të pronave dhe do përfundojë ditën që do ta marrë dhe banori i fundit i Himarës certifikatën e vet. Duke pasur parasysh çdo gjë tjetër që z.Beleri thekson padyshim që çdo gjë që është kompetencë e Bashkisë do vlerësohet dhe do zgjidhet konform ligjeve të shtetit shqiptar.

Menga: Kur të uleni në karrigen e kryetarit të bashkisë Himarë, cila do jetë detyra juaj e parë i juaji?

Tavo: Sigurisht prioritet është turizmi, ka dhe shumë punë të tjera që duhen zgjidhur, por turizmi është prioritet i prioriteteve.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 22:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?