Këshilli Gjyqësor, miratohet raporti për rastin e Blerim Ramadanit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 20:44

Këshilli Gjyqësor, miratohet raporti për rastin e Blerim Ramadanit

Këshilli Gjyqësor në seancë urgjente shqyrtoi dhe me 12 vota “për” miratoi raportin për lëndët e Gjykatës Penale që kanë të bëjnë me paraburgimin ekstradues të pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, dhe vendimet për marrëveshje me gjykatësin suprem, Naqe Georgiev, dhe anëtarin e Këshillit të Prokurorëve Publik, Ixhet Memeti, të cilët u deklaruan fajtor për marrje ryshfeti. Komisioni pranë Këshillit Gjyqësor që e ka përgatitur raportin, vetëm e konstatoi gjendjen faktike, ndërsa tha se nuk ka pasur për detyrë të japë konkluzione apo rekomandime për veprime të mëtutjeshme. Sipas raportit, në rastin e Blerim Ramadanit është caktuar masa e arrestit shtëpiak pa shtuar shkaqe shtesë nga ai i vendimit paraprak kur i është shqiptuar paraburgimi efektiv.

Në rastin e Georgievit dhe Memetit nuk jepen arsye për rrethanat në të cilat u morën vendimet.

“Në këtë lëndë, gjykatësi në procedurën paraprake ka shqiptuar vendim për masën e arrestit shtëpiak ku ka dhënë arsye, por jo të ndryshme nga ato kur ka shqiptuar masën e paraburgimit. Në atë vendim ai nuk ka caktuar mënyrën e mbikëqyrjes nga ana e MPB-SPB-Shkup, Çair. Në të dy lëndët e tjera marrëveshjet mes Prokurorisë dhe të akuzuarve, në bazë të Ligjit për procedurë penale, gjykatësit janë të obliguar të vërtetojnë nëse dëshmitë e siguruara të rëndësishme për zgjedhjen dhe caktimin e sanksionit penal arsyetojnë apo nuk arsyetojnë shqiptimin e sanksionit të propozuar. Në të dyja rastet nuk janë dhënë arsye për këto rrethana.”, – deklaroi anëtari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski.

Kryetarja Vesna Dameva theksoi se nuk ka vërejtje për përmbajtjen e raportit dhe lavdëroi Komisionin për efikasitetin e treguar gjatë përpilimit të tij. Këshilli Gjyqësor formoi Komision për lëndën e gjykatësit, Pajazit Pajaziti, i cili liroi në arrest shtëpiak pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin, në pritje të vendimit për ekstradimin e tij në Serbi, ndërsa ai gjatë arrestit shtëpiak u arratis në Kosovë.

Ndërkohë komisioni shqyrtoi edhe lëndën e gjykatësit suprem, Georgiev, dhe anëtarit të Këshillit të Prokurorëve, Ixhet Memeti, të cilët u deklaruan fajtorë për marrje ryshfeti në lidhje me rastin kundër ish-kryetarit të komunës së Novosellës, Boro Stojçev. Në këtë rast, Ixhet Memeti u pajtua me gjykatën për dënimin me burgim me kusht, ndërsa gjykatësit, Georgiev, iu shqiptua dënimi prej 3 vjet burg dhe ndalim për ushtrimin e profesionit.

357
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 20:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
357
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?