KF Gostivari largohet nga Gostivari për të luajtur në Shtip dhe Maxhari ?!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 21:58

KF Gostivari largohet nga Gostivari për të luajtur në Shtip dhe Maxhari ?!

Përfaqësuesit e KF Gostivari në ditën e hedhjes së shortit për sezonin e ri 2024/2025 konfirmuan se ndeshjet e veta në cilësinë e vendasit do ti luajnë në stadiumin e qytetit në Gostivar, këtë e konfirmoi edhe  komisari i garave në FFM, Igor Frangovski për çka ishte e shtjelluar edhe shorti që mos vinte që dy ekipet të luajnë në të njëjtën date. Por papritmas prej para  tre ditëve drejtuesit e klubit kanë marrë gjithçka  që është pronë klubit dhe janë larguar nga Gostivari. Arsyet janë të panjohura por flitet se ndeshjet e para në kampionatin e ri Gostivari  do ti zhvillon në stadiumin e Shtipit dhe më pas do të vazhdon të luaj në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.

Çka po ndodh me këtë skuadër e cila këtë pretendon të lufton kreun e tabelës. A thua vallë problem është se në stadiumin e qytetit do të luan edhe KF Besa e Dobërdillit apo diç tjetër, deri më tani nuk ka ndonjë  njoftim zyrtar për shkaqet e largimit nga Gostivari.

Ndrysh KF Gostivari në këtë afat kalimtar të verës  në radhë e veta ka sjell këto futbollit Mevlan Murati, Darko Glishiq, Kostadin Çeshmexhiev, Zeni Husmani, Marko Simonovskin, Emanuel Mbende, Aldair Djaló, Dushko Trajçevski, Malik Hamziq, Oğuzhan Aydoğan, Nabil Dirar dhe Kristijan Gjorgjievski.
Në ndeshjen e pare të kampionatit të ekipi I Gostivarit është mysafire e Pelisterit në Manastir. /tvklan.mk

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 21:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?