Klopp mbron Wirtz: “Ai është një talent një herë në shekull”
Trajneri legjendar gjerman, Jürgen Klopp, ka dhënë një deklaratë të fortë në mbështetje të Florian Wirtz, pas kritikave që mesfushori i ri ka marrë për paraqitjet e tij të para me Liverpool. Klopp theksoi se cilësia e Wirtz është e padiskutueshme dhe se çdo diskutim rreth formës së tij është i ekzagjeruar.
“Nuk keni pse të shqetësoheni për Florian Wirtz, sepse cilësia e tij është e jashtëzakonshme. Gjithçka është në rregull dhe të gjithë e dinë këtë. Diskutimi është thjesht i fryrë më shumë seç duhet”, tha Klopp për RTL.
Ai shtoi se Wirtz është një “talent një herë në një shekull”, i cili shumë shpejt do të tregojë vlerat e tij në çdo ndeshje, ashtu siç bëri te Bayer Leverkusen. Klopp gjithashtu theksoi se ambienti i qëndrueshëm te Liverpool dhe mbështetja e klubit do ta ndihmojnë lojtarin të kalojë çdo vështirësi.
“Ai ka një mjedis të qëndrueshëm këtu, dhe klubi është i madh në momente të tilla. Nëse dikush është i shqetësuar, nuk ka pse. Mund të ndaloni tani!”, përfundoi Klopp me buzëqeshje.
Këto fjalë pritet të qetësojnë tifozët e Liverpool, të cilët kanë pritur shumë nga transferimi rekord i Wirtz, por që ende nuk ka shpërthyer në Premier League.
Flaka
















