Klopp: “Nuk do të drejtoj më asnjë ekip në Angli… përveç Liverpool”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Tetor, 2025 17:38

Klopp: “Nuk do të drejtoj më asnjë ekip në Angli… përveç Liverpool”

Ish-trajneri legjendar i Liverpool, Jürgen Klopp, ka folur hapur në një intervistë për podcast-in Diary of a CEO me Steven Bartlett, ku ka rrëfyer jetën e tij pas largimit nga Anfield. Klopp, i cili aktualisht është Head of Global Soccer te Red Bull, tha se nuk i mungon aspak rutina e përditshme e stërvitjeve dhe presioni i mediave, por pranoi se një rikthim te Liverpool është “teorikisht i mundur”.

“Unë kam thënë se nuk do të drejtoj më asnjë ekip tjetër në Angli. Kjo do të thotë se nëse kthehem, do të jetë vetëm Liverpool. Po, teorikisht është e mundur”, tha gjermani.

Ai shtoi se nuk i mungon të qëndruarit në shi për orë të tëra, konferencat e shpeshta për shtyp apo intervistat e pafundme. Klopp kujtoi se ka drejtuar mbi 1,080 ndeshje gjatë karrierës së tij dhe nuk dëshiron të “vdesë në një dhomë zhveshjeje, vetëm sepse ka një aromë të mirë”.

Deklaratat e tij kanë ndezur menjëherë spekulimet për një rikthim të mundshëm në stolin e Liverpool, sidomos në një moment kur skuadra e Arne Slot po kalon një periudhë të vështirë.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Tetor, 2025 17:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?