Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:55 Përditësuar

Komisioni Evropian njofton paketën e gjashtë të investimeve për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian (KE) njoftoi të hënën paketën e gjashtë të investimeve në kuadër të Planit të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila pritet t’i grumbullojë 1.2 miliardë euro për investime.

KE-ja tha se kjo paketë do të mbështesë tetë investime të reja kryesore në ujësjellëse dhe kanalizime, në trajtimin e ujërave të zeza dhe në transportin hekurudhor, si dhe në inovacionin në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Investimet do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me partnerë nga Ballkani Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

Paketa e investimeve prej 1.2 miliardë euro përfshin 300 milionë euro grante të BE-së nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA III), kontribute shtesë dypalëshe nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Norvegjia, kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kontribute nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, investimet e reja do të zhvillohen bazuar në tri prioritete të Planit të Investimit: Rindërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës së ujësjellësve dhe kanalizimeve në Mal të Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë; progresi në infrastrukturën hekurudhore në Korridorin 10, me lidhje të shpejtë ndërmjet Beogradit dhe Velika Plana, që mundëson qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave në rajon; si dhe mbështetje për sektorin e biznesit në rajon.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar me këtë rast se plani i investimit për Ballkanin Perëndimor në vlerë 30 miliardë euro është përmbushur me një paketë të re prej 1.2 miliardë euro.

“Kjo forcon lidhjet rajonale me infrastrukturë cilësore dhe na sjell më afër njëri-tjetrit, gjë që është synimi ynë. Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor po e ndërtojnë të ardhmen e tyre evropiane. Këto investime, bashkë me reformat e nevojshme dhe me qasjen në Tregun tonë të Përbashkët, do t’i përgatisin ekonomitë e partnerëve tanë për t’iu bashkuar bllokut”, tha ajo.

Komisioni Evropian miratoi Planin e Investimit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020, i cili përfshin periudhën 2021-2027. Kjo paketë synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë, të përshpejtojë transformimin e gjelbër dhe digjital dhe të inkurajojë bashkëpunimin dhe konvergjencën rajonale me BE-në.

Plani mbledh deri në 3 miliardë euro investime, duke përfshirë 9 miliardë euro grante të BE-së nëpërmjet IPA III, gjatë një periudhe shtatëvjeçare. Nga kjo shumë, 5 miliardë euro janë dedikuar përmes Planit të Investimeve Ekonomike për rajonin.

Deri më tani, BE-ja ka miratuar programe për grumbullimin e deri në 17.5 miliardë euro investime në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve, duke përfshirë 5.4 miliardë euro në formën e granteve të BE-së.

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Korrik, 2024 19:55 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?