Kompany shpërthen ndaj arbitrit: Ishte karton i kuq i pastër
Trajneri i FC Bayern Munich, Vincent Kompany, dhe sulmuesi anglez Harry Kane kanë reaguar ashpër ndaj vendimeve të arbitrave pas ndeshjes ndaj Paris Saint-Germain.
Kompany u shfaq shumë i irrituar në deklaratën e tij pas ndeshjes, duke vënë në pikëpyetje standardin e vendimeve të arbitrit.
“Pse nuk ishte karton i kuq? Nuk e kuptoj. Pse ne pësojmë penallti në Paris dhe nuk marrim një këtu? E kuptoj rregulloren, por dora ishte mbi kokë”, deklaroi trajneri belg.
Ai komentoi edhe episodin e diskutueshëm me Konrad Laimer, duke insistuar se lojtari nuk e preku topin me dorë.
“E pashë pamjen tri herë dhe nuk gjeta asnjë kënd ku Laimer e prek topin me dorë. Ai e kontrolloi me ijë. Për mua ishte qartësisht kartoni i dytë i verdhë. Ai moment ishte vendimtar për ndeshjen”, shtoi Kompany.
Edhe Harry Kane ndau të njëjtin mendim, duke kritikuar mungesën e vazhdimësisë në vendimet e arbitrave.
“Mendoj se të gjithë që e panë ndeshjen do të arrijnë në të njëjtin përfundim. Si mund të akordohet handball javën e kaluar dhe jo këtë javë? Mendes gjithashtu duhej të merrte qartë kartonin e dytë të verdhë”, deklaroi sulmuesi anglez.
Sipas Kane, detaje të tilla të vogla kanë ndikim të madh në fatin e ndeshjeve të mëdha evropiane.
Flaka
















