Komunitetet joshumicë në margjinën e të drejtave!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:23

Komunitetet joshumicë në margjinën e të drejtave!

Nga Forumi i komuniteteve joshumicë, thanë se bashkësitë më të vogla etnike janë në fund kur bëhet fjalë për ushtrimin e të drejtave të tyre. Ata reagojnë se nuk janë në të njëjtin nivel me maqedonasit dhe shqiptarët, dhe komunitetet e vogla pa kulturë dhe arsim adekuat nuk mund të përparojnë

Komunitetet pakicë në vend përballen me sfida të mëdha, duke filluar nga përfaqësimi politik në institucionet vendimmarrëse deri te mbrojtja e të drejtave të tyre. Ata vazhdimisht janë të lënë pas dore nga institucionet shtetërore por edhe nga shoqëria. Zëri i tyre bie në vesh të shurdhur.

NË MARGJINËN E TË DREJTAVE, THIRRJE PËR NDRYSHIM

Nga Forumi i Komuniteteve Joshumicë, i cili është themeluar me qëllim të të drejtave më të mëdha për romët, turqit, vllehtë, boshnjakët dhe grupet e tjera më të vogla etnike në vend, thonë se bashkësitë më të vogla etnike janë në fund kur bëhet fjalë për ushtrimin e të drejtave të tyre. Ata reagojnë se nuk janë në të njëjtin nivel me maqedonasit dhe shqiptarët, dhe komunitetet e vogla pa kulturë dhe arsim adekuat nuk mund të përparojnë. “Si grupe më të vogla etnike, sipas regjistrimit të fundit, jemi 10 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend, dhe jemi në margjina. Shoqëritë tona të artit janë privatizuar fjalë për fjalë në shtëpitë tona, kështu që nuk marrin asnjë mbështetje nga shteti. Ne ende nuk mund të ofrojmë arsim në gjuhën amtare, si në gjuhën rome apo vllahe. Tani është bërë kompromisi sa i përket numrit të studentëve, por nuk kemi staf mësimor, nuk është investuar në kuadrin mësimor, kërkojmë që së paku të studiojmë gjuhën amtare”, tha Nadir Rexhepi nga Forumi i Komuniteteve Joshumicë.

Ata shtojnë se qëllimi i bashkimit të komuniteteve pakicë ishte pikërisht ndarja e tyre. Tani ata janë të bashkuar, por duhet më shumë mbështetje nga institucionet, të cilat ende vonojnë ta dorëzojnë raportin në Këshillin e Evropës.

“Kjo është hera e gjashtë që Maqedonia raporton se çfarë bën dhe si i zbaton të drejtat e komuniteteve pakicë, por Maqedonia është vonë. Këtu i kujtojmë qeverisë së re se është vonuar në dorëzimin e raportit në Këshillin e Evropës dhe se duhet bërë sa më parë dhe sigurisht që ne si organizata të shoqërisë civile do të paraqesim një raport alternativ apo hije, për sa i përket mënyrës se si ne shohim gjendjen aktuale të pakicave kombëtare dhe çfarë duhet bërë”, shton Rexhepi.

SHPRESË PËR ANËTARËSIM

Shpresat për një të ardhme më të ndritshme të komuniteteve joshumicë lidhen me integrimin në BE, ku pritet që standardet dhe praktikat e përbashkëta të sjellin një përparim të qëndrueshëm për komunitetet pakicë.

Nga ana tjetër, Kryetari i OJQ-së “KOPRU” Husrev Emin, deklaroi për gazetën KOHA se zbatimi i diskriminimit pozitiv te shoqëritë ku praktikat e BE-së janë të pakta në numër përbën një shpresë serioze për turqit si pjesë e komuniteteve pakicë në vend. “Si të gjitha komunitetet që jetojnë në vend, komuniteti turk në Maqedoni mbështet anëtarësimin në BE sepse mendon se të drejtat e njeriut, demokracia dhe elementë të tjerë do të jenë në një standard më të mirë. Ne besojmë se me anëtarësimin në BE, të drejtat dhe liritë themelore do të arrihen më mirë, veçanërisht si një komunitet i vogël. Në fakt, qasja e diskriminimit pozitiv ndaj shoqërive ku standardet dhe praktikat e BE-së janë të pakta në numër përbën një shpresë serioze për turqit këtu. Bazuar në besimin se si prosperiteti ekonomik ashtu edhe të drejtat demokratike do të përmirësohen, komuniteti turk dëshiron seriozisht anëtarësimin në BE”, deklaroi Emin.

Ai shtoi se me zgjedhjet e fundit, fakti që dy formacione politike që përfaqësojnë komunitetin turk në Maqedoni morën pjesë në koalicionin e Frontit Evropian tregon se pjesëmarrja e turqve në këtë koalicioni nuk është thjesht një opsion zgjedhor, por ka një potencial afatgjatë që u jep shpresë komunitetit turk. “Në fund të fundit, në këtë koalicioni janë edhe tre deputetë me origjinë turke që tashmë kanë hyrë si deputetë në parlament. Nga ana tjetër, fakti që për herë të parë në zgjedhje parlamentare që nga pavarësia e Maqedonisë, përmes dy formacioneve politike në këtë koalicion dhe kandidatëve kryesorë në dy rajone zgjedhore, ishin afro 30 kandidatë deputetë me origjinë turke. Por, për shkak të mangësive të modelit zgjedhor, ka penguar mundësinë e fitimit të më shumë deputetëve se numri aktual”, tha Husrev Emin duke shtuar se nëse në konjukturën aktuale politike nuk do të ketë një situatë të jashtëzakonshme në një afat të shkurtër, mjedisi për turqit maqedonas për të fituar më shumë përfaqësim dhe të drejta politike do të jetë përmes koalicionit të Frontit Evropian.

Ndryshe, këtë vit, për herë të parë në histori të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut nuk pati deputet rom në përbërjen e re parlamentare, ku për këtë reaguan edhe OJQ-të e komuniteteve pakicë dhe partia e re politike e romëve “Avaja”. (koha.mk)

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?