Konjufca: Dialogu Kosovë-Serbi, në qorrsokak
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin tha se ai ndodhet në një qorrsokak dhe që Serbia i ka kontribuar me veprimet e saj.
“Mendoj që dialogu në formatin që qysh ka qenë prej vitit 2011 e ka pasur arkivolin më 24 shtator të vitit të kaluar, me sulmin terrorist në Banjskë, sepse informatat që i posedon edhe bashkësia ndërkombëtare edhe institucionet tona të sigurisë, përfshirë edhe AKI-në, tregojnë qartë që ky grup i madh kriminal prej qindra personave e ka pasur mbështetjen e drejtpërdrejt prej shteti serb.”, tha ai.
Kryeparlamentari ka folur edhe për trajtimin të cilin e ka quajtur të pabarabartë të Kosovës e Serbisë nga ana e Bashkimit Evropian.
“Bashkimi Evropian nëse dëshiron palë te barabarta si dy shtete sovrane të kombeve të bashkuara, ashtu siç specifikohet në Marrëveshjen e Ohrit, nëse do me i mbyllë sytë e mos me reagua, ashtu siç i mbylli sytë edhe kur u mbyllen kufijtë, për të cilët pati mbështetje nga Beogradi, nuk e pashë asnjë reagim, dhe kjo na ka habitur.”, tha Konjufca. “Prandaj konsideroj se pikërisht për këtë arsye është shkatërrua minimumi i mirëbesimit që kërkohet në proceset e tilla negociatorësh.”, tha Konjufca.
















