Korridori 8, Bullgaria akuzon RMV-në se po devijon fondet e transportit drejt Beogradit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 19:18

Korridori 8, Bullgaria akuzon RMV-në se po devijon fondet e transportit drejt Beogradit

Ndërmarrja Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore e Bullgarisë, përgjegjëse e projektit për korridorin 8, ka informuar për raportin financiar të të gjithë infrastrukturës të këtij korridori deri në RMV, ka shkruar BGNES. Madje deklaratat e fundit të zyrtarëve kompetent mbi korridorin 8 në vendin tonë, mediumi bullgar i quan manipulime dhe gënjeshtra të plota.

Hekurudhat Bullgare”

“Lidhur me seksionin hekurudhor Sofje-Pernik-Radomir, është përgatitur një raport për stacionet ekzistuese dhe stacionet e ndërmjetme që ndodhen në kuadër të projektit. Janë përgatitur edhe planet kadastrale dhe regjistrat. Është miratuar projekti teknik për seksionin hekurudhor dhe plani teknik i detajuar. Ndër të tjera janë përgatitur edhe një raport gjeodezik dhe një raport inxhiniero-gjeologjik”.

Më tej akuzojnë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut po bëjnë gjithçka që është e mundur jo vetëm për të vonuar projektin, por edhe për të devijuar fondet për zhvillimin e lidhjes së transportit me Beogradin.

Ministrja e Financave e Maqedonisë së Veriut, Gordana Dimitrievska Koçoska para dy dite tha se Korridori 8 nuk është prioritet për Qeverinë e re, pasi nuk jep vlerë të shtuar. Ministrja tha se nga ky projekt me buxhet të limituar dhe me mjete jo të mjaftueshme, vendi nuk fiton vlerë të shtuar.

Përndryshe, për këtë projekt 560 milionë euro janë siguruar për fazën e tretë të Korridorit 8 hekurudhor, nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë. Një pjesë e mjeteve, 350 milionë euro, janë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve. Një grant prej 150 milionë eurosh është marrë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa nga programi IPA 2, 60.7 milionë euro.

/SHENJA/

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?