Kthimi i rrethojës në objektin e Qeverisë, BDI: U nevojitet për të mbrojtur vazalët!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:18

Kthimi i rrethojës në objektin e Qeverisë, BDI: U nevojitet për të mbrojtur vazalët!

Vendimi i Qeverisë që të rikthejë gardhin dy metra e gjys të lartë, për BDI-në është tregues se pushteti aktual është i vetëdijshëm se duhet të mbrojë vazalët, që sipas tyre kanë hyrë në ekzekutiv pa pasur legjitimitet. Nga LSDM edhe pse thanë se do të dilnin me një reagim, diçka e tillë nuk ndodhi.

Vendimi i Qeverisë për të rikthyer rrethojën e objektit të ekzekutivit, sipas BDI-së tregon se pushteti aktual është i vetëdijshëm se ka legjitimitet vetëm nga maqedonasit, andaj ndërmerr këtë hap për të mbrojtur vazalët.

“Rrethoja vendoset për shkak se Qeveria është e vetëdijshme se është me legjitimitet vetëm maqedonas dhe në këtë mënyrë mundohet t’i ruajë vazalët e përzgjedhur të VMRO-së nga populli shqiptar”, tha Arbër Admi nga BDI.

Nga Lidhja Socialdemokrate ish-lideri i së cilës, Zoran Zaev kishte premtuar largimin e rrethojës nga objekti i Qeverisë, fillimisht thanë se do të dilnin me një qëndrim për këtë çështje, por diçka e tillë nuk ndodhin.

Gardhi i cili u vendos në vitin 2015, nga nga kompania ndërtimore e Shkupit “Bauer BG” kushton 700 mijë euro. Largimi i tij ishte premtim i ish-kryeministrit Zoran Zaev që në vitin 2017. Puna për largimin e rrethojës metalike 2.5 metra të lartë nisi në terren më 7 shkurt të vitit 2019. Largimi i këtij gardhi simbolizonte qasjen transparente që Qeveria e atëhershme do të kishte ndaj qytetarëve. Sipas pushtetit të atëhershëm është absurd që ekzekutivi të mbrohet me rrethoje hekurash nga ata të cilët e kanë zgjedhur që t’u shërbejë.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?