Kur duhet të flini pas darkës? Ja çfarë thonë ekspertët
Një studim i ri nga nutricionistët grekë të Universitetit të Jonit sugjeron se koha e darkës dhe intervali para gjumit mund të ndikojnë ndjeshëm në rrezikun e infarktit.
Sipas hulumtimit, të udhëhequr nga ekspertes së ushqyerjes mesdhetare Christina-Maria Kastorini, pritja të paktën 30 minuta pas darkës para se të shtriheni për të fjetur mund të ulë ndjeshëm rrezikun për probleme kardiake. Studimi tregon se çdo 10 minuta pritje mund të zvogëlojë rrezikun për rreth 10%.
Në analizën e realizuar me rreth 1000 pjesëmarrës – përfshirë persona të shëndetshëm dhe pacientë me probleme kardiake – u vërejt se ata që prisnin 60–70 minuta pas darkës kishin deri në 66% më pak rrezik për infarkt, ndërsa ata që prisnin deri në dy orë e reduktonin rrezikun deri në 76%.
Ekspertët theksojnë se studimi nuk provon shkakësi direkte, por vetëm një lidhje të mundshme mes darkës së vonshme dhe problemeve të zemrës. Një nga shpjegimet e mundshme lidhet me refluksin dhe apnenë e gjumit, të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin kardiovaskular.
Ndërkohë, specialistë të tjerë sugjerojnë se ndryshimet në nivelin e sheqerit dhe kolesterolit pas ngrënies mund të jenë faktorë shtesë që ndikojnë në rrezikun e infarktit gjatë gjumit.
Flaka
















