Kush po e komprometon punën e komisionit historik?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 21:48

Kush po e komprometon punën e komisionit historik?

Historiani Dragi Gjorgiev anëtarëve të rinj të paralajmëruar nga Mickoski i porositë që të qëndrojnë sa më larg partive dhe politikës. Sipas tij, kryeministri po komprometon punën e komisionit të ardhshëm historik

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk konsideron se po komprometon ekipin maqedonas në komisionin historik me Bullgarinë. Përkundrazi, ai thotë se personi i parë i Komisionit, Dragi Gjorgiev, është komprometuar në vitet e kaluara “i gjunjëzuar para ministrave dhe kabineteve të kryeministrave”. Ai bëri të ditur se në njërën nga seancat e ardhshme të Qeverisë do të jetë në rend dite propozimi për përbërjen e re të komisionit.Deklarata vjen pasi Gjorgiev në një bisedë me BIRN u sugjeroi anëtarëve të rinj të paralajmëruar nga Mickoski që të qëndrojnë sa më larg partive dhe politikës. Sipas tij, kryeministri po komprometon punën e komisionit të ardhshëm historik, pasi së fundi deklaroi se komisioni i përzier historiko-arsimor me Bullgarinë nuk ishte mbrojtës i interesave kombëtare të popullit maqedonas.

NJË DEKLARATË E PAARGUMENTUAR DHE E PAPËRGJEGJSHME

“Për mendimin tim, ajo deklaratë mund të përkufizohet si e paargumentuar dhe e papërgjegjshme. E paargumentuar sepse nuk ka asnjë argument në të se kur dhe në çfarë mënyre Komisioni “nuk ka qenë mbrojtës i interesave kombëtare të popullit maqedonas”. E papërgjegjshme dhe madje e rrezikshme, sepse anëtarët e mjedisit akademik dehumanizohen me të në një mënyrë jashtëzakonisht të papërgjegjshme. Duke vepruar kështu, bazohet në pikëpamje personale, të cilat në fakt bëhen të shtetit dhe dërgon mesazh se kushdo që nuk i mbron interesat kombëtare sipas atyre pikëpamjeve, do të etiketohet dhe do t’i vuajë pasojat”, thotë Gjorgiev. Ai shton se deklarata është e mbushur me populizëm sepse kryeministri paraqitet si njohës dhe mbrojtës i interesave të popullit, i cili e di saktësisht se kush janë dhe si duhen mbrojtur. “Dhe me ndryshimin e anëtarëve do të tregohet edhe kush janë ata që do t’i mbrojnë”, thotë Gjorgiev.

PËRBËRJA E RE NË SEANCËN E QEVERISË

Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media në Qeveri, iu përgjigj Gjorgievit.  “Më vjen keq që e kompromentoi veten, sepse nuk kishte nevojë që ta komprometonte askush në vitet e kaluara, duke u gjunjëzuar para zyrave ministrore dhe kabineteve të kryeministrave, në vend se ta kishte parë punën e tij. Por kjo është zgjedhja e tij. Sot komisioni nuk ishte në rendin e ditës të seancës së qeverisë, por me përbërjen e re të propozuar do të gjendet në njërën nga seancat e ardhshme”, paralajmëroi kryeministri.

Dragi Gjorgiev ka udhëhequr ekipin maqedonas në Komisionin e Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore me Bullgarinë për shtatë vjet. Komisioni u krijua në vitin 2017 pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë. Ata deri më tani kanë miratuar rekomandime për nderim të përbashkët të Kirilit dhe Metodit, Naum i Ohrit, Klimenti Ohrit dhe Car Samuilit dhe pesë rekomandime për ndryshime në tekstet shkollore në Maqedoni dhe Bullgari. (koha.mk)

235
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Shtator, 2024 21:48
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
235
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?