Sulmuesi i Real Madrid, Kylian Mbappé, ka treguar përkushtimin e tij maksimal ndaj klubit madrilen pas humbjes së dhimbshme në El Clásico ndaj FC Barcelona.
Sipas raportimeve të Marca, francezi është paraqitur sot në qendrën stërvitore të Real Madridit, edhe pse trajneri Álvaro Arbeloa kishte vendosur t’i jepte skuadrës një ditë pushim pas ndeshjes së fundit.
Mbappé publikoi gjithashtu një fotografi në InstaStory, duke treguar se është i fokusuar totalisht te rikthimi në formën më të mirë fizike dhe mentale për fundin e sezonit.
Raportohet se ylli francez dëshiron të luajë në tre ndeshjet e mbetura të sezonit dhe mund të jetë i gatshëm për sfidën e ardhshme ndaj Real Oviedo.
Objektivi kryesor i Mbappé mbetet rikthimi i plotë në formë para Kupës së Botës muajin e ardhshëm, ku ai pritet të jetë lideri i Francës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Maj, 2026 15:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.