Sipas raportimeve të Diario AS, Barcelona ka marrë një lajm shumë pozitiv përpara derbit katalanas ndaj Girona-s. Lamine Yamal ka përfunduar me sukses fazën e rikuperimit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës.
Adoleshenti i talentuar, i cili kishte vuajtur nga një dëmtim i pubisit, ka treguar përmirësim të madh dhe tashmë është në dispozicion të trajnerit Hansi Flick.
Gjithashtu, edhe Raphinha dhe Fermín López pritet të jenë pjesë e skuadrës, pavarësisht raportimeve të mëparshme që i shihnin ata jashtë për shkak të problemeve muskulore. Ky është një lajm i shkëlqyer për katalanasit, të cilët kanë vuajtur nga mungesa e disa lojtarëve kyç në javët e fundit.
Rikthimi i këtyre tre lojtarëve pritet të japë një shtysë të madhe për Barcelonën, e cila kërkon të marrë një fitore të rëndësishme ndaj një rivali direkt si Girona, që këtë sezon ka qenë një surprizë e madhe në La Liga.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Tetor, 2025 19:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.