Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë lajme pozitive lidhur me gjendjen fizike të Jules Koundé, pas zëvendësimit të tij gjatë ndeshjes.
“Unë nuk mendoj se lëndimi i Koundé është serioz. Ai tha kur doli nga loja se ishte vetëm një ngërç muskulor, dhe shpresojmë që të jetë kështu”, u shpreh Flick.
Tekniku gjerman zbuloi gjithashtu se mbrojtësi francez ka pasur probleme shëndetësore ditët e fundit, gjë që mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij fizike.
“Jules ka pasur disa probleme gjatë 3-4 ditëve të fundit. Ai ishte i sëmurë”, shtoi trajneri i Barcelonës.
Deklaratat e Flick vijnë si lehtësim për stafin teknik dhe tifozët katalanas, të cilët shpresojnë që Koundé të rikthehet sa më shpejt në dispozicion për ndeshjet e ardhshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Dhjetor, 2025 20:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.