Barcelona duket se ka zgjedhur objektivin kryesor për merkaton e verës së ardhshme: sulmuesin argjentinas Julián Álvarez. Sipas të përditshmes katalanase Sport, presidenti Joan Laporta e konsideron 25-vjeçarin si “të preferuarin personal” për të marrë drejtimin e repartit ofensiv pas epokës së Robert Lewandowskit.
Megjithatë, rruga drejt transferimit është e komplikuar. Álvarez ka kontratë me Atlético Madrid deri në vitin 2030 dhe një klauzolë lirimi prej plot 500 milionë eurosh. Klubi madrilen nuk ka ndërmend të hapë negociata, ndërsa burime pranë Barcelonës pranojnë se çdo bisedim do të ishte i vështirë për një shifër më të ulët se 200 milionë euro.
Argjentinasi, i cili ka shkëlqyer me Atlético-n dhe Kombëtaren e tij, shihet si profili ideal për të udhëhequr sulmin katalanas në vitet e ardhshme. Megjithatë, vështirësitë financiare të Barçës dhe qëndrimi i hekurt i Atlético-s e bëjnë këtë operacion një nga më të ndërlikuarit e merkatos së ardhshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Shtator, 2025 23:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.