Sulmuesi brazilian i Chelsea, João Pedro, ka lavdëruar talentin e ri Estêvão Willian, duke e krahasuar me yllin e Real Madrid-it, Vinícius Júnior. Në një intervistë për Evening Standard, Pedro theksoi se 18-vjeçari ka një talent natyral dhe një stil loje që e dallon nga të tjerët.
“E shikon që është nga rruga! Është natyral… edhe Tosin më tha: ‘João, wow vëlla. Estêvão është fantastik!’”, – u shpreh Pedro.
Ai shtoi se të luash për Brazilin dhe Chelsea në moshën 18-vjeçare është diçka e jashtëzakonshme dhe se e sheh bashkëkombësin e tij të arrijë nivelet e Vinicius Jr në të ardhmen.
Estêvão, i njohur për teknikën, shpejtësinë dhe guximin në fushë, ka fituar tashmë zemrat e tifozëve të “Blues” dhe shihet si një nga talentet më premtues të futbollit botëror.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
4 Shtator, 2025 22:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.