Liverpool ka vendosur t’i japë fund spekulimeve rreth të ardhmes së portierit Alisson Becker, duke konfirmuar se braziliani mbetet pjesë e planeve të klubit për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit, Juventusi kishte bërë një ofertë konkrete për Alissonin, duke i propozuar një kontratë afatgjatë në kuadër të një projekti trevjeçar. Megjithatë, drejtuesit e Liverpoolit kanë refuzuar mundësinë e largimit të gardianit brazilian.
Klubi anglez i ka komunikuar zyrtarisht Alissonit dhe stafit të tij se ai konsiderohet një pjesë kyçe e projektit të ekipit dhe se trajneri vazhdon të ketë besim të plotë te eksperienca dhe cilësitë e tij.
Ndërkohë, Liverpool po shqyrton mundësinë që portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvili të largohet në huazim gjatë verës, çka do ta forconte edhe më shumë pozicionin e Alissonit si zgjedhja kryesore në portë.
Për momentin, vetëm një ndryshim i papritur i situatës mund të sjellë largimin e Alissonit, por të gjitha sinjalet tregojnë se ai do të vazhdojë karrierën te Liverpooli.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
29 Maj, 2026 10:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.