“Lotaria Shtetërore” – Avokati mbrojtës: Aktakuza është e dobët, e paqartë dhe kontradiktore

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shtator, 2026 17:01

“Lotaria Shtetërore” – Avokati mbrojtës: Aktakuza është e dobët, e paqartë dhe kontradiktore

Me leximin e 231 provave materiale vazhdoi gjykimi në rastin “Lotaria Shtetërore” në Gjykatën Penale të Shkupit, ku në mesin e të akuzuarve janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ish-drejtori i “Lotarisë”, Përparim Bajrami. Para gjykatëses Biljana Shuplinovska-Jovevski, Prokuroria paraqiti dokumentacion të gjerë në lidhje me themelimin e sipërmarrjes së përbashkët me një partner të huaj, vendimet qeveritare, si dhe transaksionet financiare në lidhje me prokurimin e aparateve të videolotarisë (VLT).

Prokuroria paraqiti gjithashtu marrëveshjet për investim të përbashkët dhe themelimin e “Video Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë – Casinos Austria” nga viti 2013, si dhe një njoftim nga partneri i huaj drejtuar Qeverisë nga viti 2022 për mosrespektim të sigurisë ligjore.

“Në aktakuzë u thirrëm në më shumë dëshmi materiale dhe sot u paraqiten një numër i madh i fakteve siç janë dokumentet financiare, çmimet nga ekspertët ekonomik që në dëshmitë kryesore ku bazohet aktakuza janë paraqitur në dispozitivin dhe më tej detajisht do të analizohen nga Prokuroria”, tha Aleksandar Davçevski, prokuror publik.

Në sallën e gjyqit u prezantuan edhe programi i punës së “Lotaria Shtetërore” për vitin 2023, një kontratë pune dhe një mendim i përgatitur nga një vlerësues i autorizuar mbi vlerën dhe rentabilitetin e investimit në terminalet e video lotarisë, si dhe informacioni i paraqitur Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë mbi nevojën për të organizuar në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit me një analizë të tregut. Prokuroria iu referua edhe provave që dolën nga seanca e 158-të qeveritare e mbajtur më 6 qershor 2023, shënimet stenografike, procesverbalet, përfundimet qeveritare dhe vendimi për miratimin e funksionimit të Bordit Drejtues të Lotarisë, si dhe mendimi i Ministrisë së Financave.

Si prova materiale u paraqitën urdhër-pagesat, deklarata bankare, karta analitike për operatorët ekonomikë “Eurogames Technology”, “Sinot” dhe “Shpedicija MKD”, si dhe dhjetëra formularë për realizimin e faturave, dëftesave dhe fletë-dërgesave për pajisjet e blera.

Megjithatë, për avokatin mbrojtës të akuzuarit Bojan Janev, avokatin Jordan Apostolski, aktakuza është e dobët, e paqartë dhe kontradiktore, dhe provat e paraqitura tregojnë se anëtarët e Bordit Mbikëqyrës vepruan sipas udhëzimeve dhe me pëlqimin paraprak nga Qeveria, duke mbrojtur interesin shtetëror.

“Pjesa e parë e provave të paraqitura forcon tezën tonë se aktakuza është e dobët, e paqartë dhe kontradiktore. Nga vetë provat që kemi parë sot, del se të pandehurit jo vetëm që nuk i kanë kryer veprimet që u ngarkohen, por përkundrazi, ata kanë vepruar sipas udhëzimeve të Qeverisë, me pëlqimin paraprak të Qeverisë dhe kanë mbrojtur vetëm interesin shtetëror që ishte brenda juridiksionit të tyre si anëtarë të Bordit Mbikëqyrës”, tha Jordan Apostollski, avokat i të akuzuarit Bojan Janev .

Përveç ish-zëvendëskryeministrit Grubi dhe ish-drejtorit të Lotarisë Bajrami, në këtë çështje gjyqësore janë të akuzuar edhe Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski, Aleksandar Dimitrioski dhe Bashkim Avdiu. Ata akuzohen për tejkalim të autorizimeve zyrtare dhe për shkaktim të dëmit ndaj “Lotarisë Shtetërore” në shumën prej 9.7 milionë euro, duke bërë furnizime të jashtëligjshme të aparateve të bixhozit, të cilat asnjëherë nuk u përdorën për lojërat elektronike të fatit.

96

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Shtator, 2026 17:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
96

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut