Paris Saint-Germain ka hyrë fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas Julián Álvarez gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimeve nga Djaameel, klubi francez ka disa javë që mban kontakte me rrethin e lojtarit, duke eksploruar mundësinë e një transferimi të madh.
Trajneri Luis Enrique thuhet se është një admirues i madh i profilit të Álvarez dhe e sheh atë si përforcimin ideal për repartin ofensiv të PSG-së, duke e konsideruar një element kyç për projektin e ri sportiv.
Sulmuesi argjentinas, i cili aktualisht është një nga emrat më të kërkuar në merkato, pritet të jetë në qendër të një gare të fortë mes disa klubeve të mëdha europiane gjatë verës.
Ky zhvillim mund të sjellë një nga sagat më të nxehta të merkatos, me PSG që synon të bëjë një goditje të madhe për të forcuar sulmin e saj.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Maj, 2026 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.