Trajneri i Luis Enrique ka vendosur objektivin e qartë për Paris Saint-Germain: fitimin e Ligës së Kampionëve për të dytin sezon radhazi.
Në deklaratat e tij, Enrique theksoi se historia nuk shkruhet vetëm me një triumf, por me vazhdimësi në sukses.
“Shkrimi i historisë nuk ka të bëjë vetëm me fitimin e Champions League për herë të parë, por me fitimin e së dytës. Kjo është ajo që e bën historinë,” u shpreh ai.
Trajneri spanjoll shtoi se skuadra nuk duhet të fokusohet në të kaluarën, por vetëm në të ardhmen dhe objektivat aktuale.
“Nuk mbaj mend asgjë nga e kaluara. Nëse mendon për të, shpërqendrohesh. Jam i bindur se mund ta fitojmë sërish Champions League dhe dua që të gjithë të jenë gati,” deklaroi Enrique.
Deklaratat e tij kanë rritur entuziazmin te tifozët e PSG-së, të cilët ëndërrojnë për një tjetër sezon historik në Europë dhe një dominim të vazhdueshëm në futbollin evropian.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Maj, 2026 14:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.