Luis Enrique synon rikthimin te Barcelona

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Shtator, 2025 16:15

Luis Enrique synon rikthimin te Barcelona

Sipas Diario Sport, trajneri aktual i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në të ardhmen në pankinën e FC Barcelona.

Burime pranë klubit katalanas bëjnë të ditur se ka figura brenda drejtimit të Barcelonës që e shohin me sy pozitiv rikthimin e tij, dhe emri i Enrique-s mund të jetë mes opsioneve që do të diskutohen gjatë fushatave për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në klub.

Luis Enrique ka drejtuar Barcelonën nga viti 2014 deri në 2017, periudhë gjatë së cilës fitoi Ligën e Kampionëve, dy tituj të La Liga-s, tre Copa del Rey, si dhe Superkupat e Spanjës dhe Evropës, duke hyrë në histori me tripletën e vitit 2015.

Aktualisht, ai është nën kontratë me PSG deri në vitin 2027, por një rikthim në “Camp Nou” do të varet nga zhvillimet e ardhshme dhe nga vendimet që do të merren pas zgjedhjeve në klub.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Shtator, 2025 16:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?