E ardhmja e Kobbie Mainoo te Manchester United është vënë seriozisht në pikëpyetje. Mesfushori i talentuar anglez, vetëm 20 vjeç, raportohet se është i hapur për një largim këtë verë, pasi nuk është i kënaqur me minutat dhe rolin e tij aktual në skuadër.
Mainoo, i rritur në akademinë e Unitedit dhe i promovuar në ekipin e parë në vitin 2023, ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në qershor të vitit 2027. Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 50 milionë euro.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Chelsea po monitoron nga afër situatën e tij dhe nuk përjashtohet mundësia e një oferte zyrtare para mbylljes së merkatos.
Pavarësisht potencialit të madh dhe pritshmërive të larta, Mainoo nuk ka arritur të sigurojë një vend të përhershëm në formacionin titullar, gjë që ka shtuar pakënaqësinë e tij dhe dëshirën për një sfidë të re.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Gusht, 2025 10:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.