Mainoo mbështet Carrick: “Do të luftonim dhe sakrifikonim për të”
Mesfushori i talentuar i Manchester United, Kobbie Mainoo, ka dalë hapur në mbështetje të trajnerit Michael Carrick, duke theksuar ndikimin e madh që ai ka pasur te skuadra këtë sezon.
Mainoo vlerësoi mënyrën se si Carrick ka rikthyer besimin te lojtarët, duke krijuar një atmosferë ku secili ndihet i motivuar dhe i gatshëm të japë maksimumin në fushë.
“Besimi që ai jep, jo vetëm mua por të gjithë lojtarëve… të bën të duash të luftosh për të, të japësh gjithçka në fushë”, u shpreh Mainoo.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përvojës së Carrick si ish-lojtar, gjë që sipas tij e bën më të lehtë komunikimin dhe lidhjen me skuadrën.
“Mënyra si flet… të gjithë në dhomat e zhveshjes e dinë që ai ka qenë vetë në atë situatë. Është një pjesë shumë e rëndësishme e këtij sezoni”, shtoi ai.
Mesfushori anglez foli edhe për periudhën e tij pa shumë minuta në fushë, duke theksuar se ka vazhduar të punojë fort, ndërsa ardhja e Carrick ka ndikuar pozitivisht në rikthimin e besimit.
“Ishte e vështirë të mos luaje… por vazhdova të punoj fort. Carrick erdhi dhe i dha besim të gjithëve, jo vetëm mua”, përfundoi Mainoo.
Flaka
















