Manchester City e ndoqi për vite Lamine Yamal, por Barça e blindon yllin e saj
Manchester City ka qenë prej kohësh në kërkim të një “pasardhësi të Messit” dhe emri i Lamine Yamal ka qenë gjithmonë në listën e tyre të dëshirave. Pas humbjes së mundësisë për të transferuar Lionel Messin vite më parë, drejtuesit e City-t shpesh kanë përsëritur: “Duhet të provojmë ta marrim atë”.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, një transferim i Yamal drejt Manchester City apo PSG është shumë i pamundur. Interesi i këtyre klubeve ka shërbyer më shumë si një strategji negociuese për agjentin e tij, Jorge Mendes, i cili ka arritur të sigurojë një kontratë të re dhe shumë më të favorshme për lojtarin te Barcelona.
Barcelona e ka bërë të qartë se Yamal është i pashitshëm, duke vendosur një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh, ndërsa vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën në Camp Nou. Në moshën vetëm 18-vjeçare, ai tashmë është shpallur një nga talentet më të mëdhenj në botë, duke fituar Euro 2024 me Spanjën dhe duke qenë protagonist në sezonin e trefishtë të Barcelonës 2024/25.
Ky zhvillim tregon edhe një herë fuqinë e Barcelonës për të mbajtur yjet e saj, pavarësisht interesit të madh nga klubet më të pasura të Europës.
Flaka
















