Manchester City po planifikon një lëvizje për një nga talentet më premtues të futbollit evropian, Ayyoub Bouaddi. Sipas raportimeve, ekipi anglez po e konsideron seriozisht transferimin e mesfushorit maroken gjatë verës së vitit 2027.
Klubi anglez ka vendosur tashmë kontaktet e para me përfaqësuesit e lojtarit, ndërsa është i vetëdijshëm për kërkesat e larta financiare të Lille, klubit që zotëron kartonin e tij.
Raportohet se Lille e vlerëson Bouaddin me një shumë prej 75 deri në 80 milionë euro, plus bonuse, ndërsa synimi i klubit francez është ta mbajë futbollistin edhe për të paktën një sezon tjetër.
Megjithatë, gara për firmën e talentit maroken mbetet plotësisht e hapur. Përveç Manchester Cityt, interesim konkret kanë shfaqur edhe disa klube të tjera të mëdha të Premier League, të cilat po monitorojnë nga afër zhvillimin e tij.
Bouaddi konsiderohet si një nga mesfushorët më premtues të brezit të ri dhe pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkatot e ardhshme.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Qershor, 2026 19:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.