Manchester City në ndjekje të Semenyo, preferenca e lojtarit është e qartë
Manchester City po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të Antoine Semenyo, një lëvizje që mund të krijojë një krah të majtë shumë të rrezikshëm për skuadrën e Pep Guardiolës, falë lidhjes së mundshme me bashkatdhetarin e tij Jeremy Doku.
Nëse marrëveshja realizohet, “Qytetarët” mund të përfitojnë nga një dyshe ganezësh me shpejtësi, fuqi fizike dhe aftësi të jashtëzakonshme në fazën sulmuese. Jeremy Doku ka regjistruar deri tani 9 kontribute direkte në gola, ndërsa Semenyo ka qenë edhe më produktiv me 11 kontribute, shifra që kanë tërhequr vëmendjen e stafit teknik të Cityt.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se Manchester City po punon aktivisht për ta mbyllur marrëveshjen, ndërsa preferenca e lojtarit për një transferim në “Etihad” tashmë është e qartë. Profili i Semenyo shihet si ideal për sistemin e Guardiolës, falë fleksibilitetit të tij në repartin ofensiv dhe intensitetit të lartë në lojë.
Një bashkëpunim i mundshëm mes Doku dhe Semenyo në krahun e majtë mund të shndërrohet në një armë vdekjeprurëse për kundërshtarët, duke i dhënë Manchester Cityt edhe më shumë opsione në sulm për pjesën e mbetur të sezonit.
Flaka
















