Manchester United prezanton Senne Lammens – gardiani belg firmos deri në 2030
Manchester United ka zyrtarizuar afrimin e portierit belg Senne Lammens nga Royal Antwerp, në një marrëveshje me vlerë €21 milionë plus €4 milionë shtesa në formë bonusesh. 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me mundësi rinovimi, duke u bërë kështu pjesë e planeve afatgjata të trajnerit Rúben Amorim.
Lammens, i cili sezonin e kaluar u shpall me numrin më të madh të ndeshjeve pa pësuar gol në kampionatin belg, shihet si një nga portierët më premtues të gjeneratës së tij. Ai ka debutuar edhe me kombëtaren e Belgjikës dhe pritet të rrisë konkurrencën mes shtyllave në “Old Trafford”, ku aktualisht janë André Onana, Altay Bayındır dhe Tom Heaton.
Megjithëse nuk është konfirmuar nëse do të jetë menjëherë zgjedhja e parë, forma e tij dhe presioni mbi portierët aktualë mund ta çojnë shpejt drejt fanellës së titullarit. Debutimi i mundshëm mund të vijë në derbin e Manchesterit më 14 shtator ose në ndeshjen ndaj Chelsea-t gjashtë ditë më vonë.
“Jam jashtëzakonisht krenar që po bashkohem me Manchester United. Është një ëndërr e bërë realitet dhe mezi pres të filloj punën me trajnerin dhe shokët e skuadrës,” – tha Lammens për faqen zyrtare të klubit.
Flaka
















