Sulmuesi anglez Marcus Rashford ka konfirmuar publikisht dëshirën e tij për të vazhduar aventurën me FC Barcelona edhe në vitet e ardhshme, pas triumfit të tij të parë në kampionat me klubin katalanas.
Në një deklaratë për BBC, Rashford u shpreh shumë i lumtur me ambientin dhe projektin e Barcelonës.
“Nuk jam magjistar. Por po të isha, do të qëndroja te Barcelona, kështu që do ta shohim…”, deklaroi sulmuesi anglez.
Ai theksoi se arsyeja pse iu bashkua klubit ishte dëshira për të fituar trofe dhe beson se skuadra ka potencial të madh për të dominuar në vitet e ardhshme.
“Erdha këtu për të fituar dhe të fitoj sa më shumë gjëra të jetë e mundur. Barcelona është fantastike dhe kjo skuadër do të fitojë shumë në sezonet e ardhshme, ndaj qëndrimi këtu do të ishte diçka speciale”, shtoi Rashford.
Sipas raportimeve, Manchester United ka vendosur një klauzolë blerjeje prej 30 milionë eurosh për kartonin e lojtarit, ndërsa drejtuesit katalanas pritet të vendosin përfundimisht gjatë merkatos verore.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
11 Maj, 2026 15:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.