Marrëveshja u arrit! Ferran Torres pritet të jetë lojtari i ri i PSG-së

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Gusht, 2026 20:07

Marrëveshja u arrit! Ferran Torres pritet të jetë lojtari i ri i PSG-së

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje verbale me Barcelonën për transferimin e Ferran Torresit, në një lëvizje që pritet të bëhet zyrtare së shpejti.

Sipas raportimeve, PSG do të paguajë 50 milionë euro për transferimin e sulmuesit spanjoll. Marrëveshja për kontratën personale ishte arritur që javën e kaluar, ndërsa Torres kishte shprehur dëshirën për t’u transferuar në Paris.

26-vjeçari nuk është stërvitur me Barcelonën as dje, as sot, pasi pritet të udhëtojë së shpejti drejt Parisit për të përfunduar hapat e fundit të transferimit.

Torres do të largohet kështu nga Barcelona pas disa sezonesh në “Camp Nou”, ndërsa PSG pritet ta prezantojë së shpejti si përforcimin e radhës për repartin ofensiv.

Transferimi pritet të finalizohet me një shumë prej 50 milionë eurosh, ndërsa Ferran Torres tashmë ka dhënë dritën jeshile për kalimin te gjiganti francez.

Flaka

110

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Gusht, 2026 20:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
110

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut