Marseille dhe Juventus në garë për Zhegrovën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Gusht, 2025 16:02

Marseille dhe Juventus në garë për Zhegrovën

Ylli kosovar Edon Zhegrova ishte në bankën rezervë në fitoren e Lille ndaj Monacos (1:0) fundjavën e kaluar, por nuk u aktivizua. Trajneri i ekipit francez, Bruno Genesio, ka folur për gjendjen e tij fizike dhe të ardhmen e mundshme.

Genesio theksoi se 26-vjeçarit i duhet ende kohë për t’u rikuperuar nga problemet muskulore që e mbajtën jashtë fushës në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

“Edoni ka nevojë për kohë, pasi nuk ka luajtur prej një kohe të gjatë. Ka pasur lodhje muskulore, kjo është një prej arsyeve që nuk luajti,” – u shpreh Genesio.

Ndërkohë, mediat franceze dhe italiane raportojnë se Zhegrova ka arritur marrëveshje personale me Juventusin, duke pritur vetëm akordin mes klubeve. Lille e vlerëson kartonin e tij 18-20 milionë euro, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2026.

Përveç Juventusit, interes për anësorin ofanziv ka shfaqur edhe Olympique Marseille, por duket se preferenca e lojtarit është kalimi në Serie A.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Gusht, 2025 16:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?