Martin Ødegaard do të mungojë deri në fund të nëntorit për shkak të një dëmtimi në gju
Arsenali ka marrë një goditje të madhe në prag të një periudhe vendimtare të sezonit. Martin Ødegaard, mesfushori kreativ dhe kapiteni i skuadrës, është konfirmuar se do të mungojë deri në fund të muajit nëntor pas një dëmtimi në ligamentin kolateral medial (MCL) të gjurit.
Sipas raportimeve të BBC Sport, norvegjezi 26-vjeçar u dëmtua gjatë fitores 2–0 ndaj West Ham më 4 tetor dhe u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e parë. Fillimisht u mendua se mungesa e tij do të ishte e shkurtër, por ekzaminimet mjekësore kanë treguar se rikuperimi do të zgjasë më shumë se sa pritej.
Kjo do të thotë se Ødegaard do të humbasë disa ndeshje kyçe të Arsenalit në Premier League kundër Fulham, Crystal Palace, Burnley dhe Tottenham, si dhe duele të rëndësishme në Champions League ndaj Atletico Madrid dhe Slavia Prague. Përveç kësaj, ai nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjet e Norvegjisë në kualifikimet e ardhshme.
Stafi mjekësor i Arsenal po e monitoron gjendjen e tij çdo ditë, me shpresën që ai të rikthehet menjëherë pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit. Megjithatë, mungesa e tij është një goditje e rëndë për Mikel Arteta, i cili e sheh Ødegaard si liderin kryesor të skuadrës në fushë.
Flaka
















