Ylli i ri i Real Madridit, Franco Mastantuono, ka folur pas paraqitjes së tij të fundit me “Los Blancos”, duke treguar për procesin e përshtatjes dhe ambiciet e tij për të ardhmen.
“Jam ende duke u përshtatur. Kam më shumë për të dhënë”, tha 18-vjeçari argjentinas, i cili tashmë ka fituar zemrat e tifozëve madrilenë me talentin dhe personalitetin e tij në fushë.
Mastantuono gjithashtu shfrytëzoi rastin për të përgëzuar rivalin e tij të madh të gjeneratës, Lamine Yamal, për vendin e dytë në garën për Topin e Artë 2025:
“Dua ta përgëzoj Lamine Yamal për vendin e dytë në Ballon d’Or. Është një lojtar i madh.”
I pyetur për krahasimet që shpesh bëhen mes tij dhe talentit të Barcelonës, Mastantuono u shpreh:
“Përpiqem të mos krahasohem me askënd. Dua të luaj për ekipin tim, sepse besoj se kjo është ajo që të çon drejt suksesit individual.”
Ky respekt i ndërsjellë mes dy supertalenteve të rinj e bën edhe më të zjarrtë pritjen për El Clásico-n e ardhshëm, ku do të përballen për herë të parë në fushë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Shtator, 2025 15:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.