Mbajtja e lenteve të kontaktit mund të jetë praktike, sidomos për ata që merren me sport apo duan të shmangin syzet. Por sipas ekspertëve të AgroWeb dhe studimeve të fundit, përdorimi i tyre pa kujdes të duhur mund të çojë në infeksione serioze, madje edhe rrezik për humbje të shikimit.
Rreziqet më të zakonshme:
- Acarim, skuqje dhe dhimbje e syve
- Ulçera korneale
- Keratiti infektiv
- Ndjeshmëri ndaj dritës
- Shikim i paqartë
- Enjtje rreth syve
Sipas Vulgaris Medical dhe Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, ekspozimi ndaj ujit (pishina, dush, det) rrit ndjeshëm rrezikun e infeksioneve. Lentet veprojnë si sfungjer dhe thithin mikroorganizma që mund të shkaktojnë keratit nga Acanthamoeba, një infeksion që në 1 në 10 raste çon në verbëri.
Këshilla për përdoruesit e lenteve:
- Mos flini me lente
- Lajini duart para përdorimit
- Mos i vendosni në gojë
- Vendosni lentet para grimimit dhe hiqni para pastrimit
- Ndërroni kutinë e ruajtjes çdo disa muaj
- Bëni kontroll të syve të paktën një herë në vit
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Gusht, 2025 16:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.