Mbyllet edicioni i parë i festivalit “Ditët e Shqiptarit”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 20:30

Mbyllet edicioni i parë i festivalit “Ditët e Shqiptarit”

Gjatë mbrëmjes së djeshme, pas shfaqjes së filmit “Adnan Kafazi” dhe performancës së këngëtares Edona Reshitaj, është përblyllur edhe ediconi i parë apo debutues i festivalit “Ditët e Shqiptarit”, festival i organizuar nga organizata “Fondacioni për Gjakovën”.

Në një intervistë për Telegrafin, Albina Varaku, pjesë e stafit organizues të festivalit “Ditët e Shqiptarit”, tha që fillimisht ideja për organizimim e këtij festivali ka ardhur nga njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët vendosën të bëhen bashkë për të kontribuar për Gjakovën.

“Njerëzit e vullnetit të mirë u bënë bashkë për të kontribuar në mënyrën më të mirë të mundshme për qytetin e traditës, të kulturës, të Historisë, për Gjakovën, ku fillimisht u themelua ‘Fondacioni për Gjakovën’ e më pastaj nga ‘Fondacioni për Gjakovën’ doli idea që të bëjmë diçka pikërisht për Gjakovën, dhe pse jo të organizojmë festivalin i cili u emërua ‘Ditët e Shqiptarit’.”, tha fillimisht Varaku.

Varaku po ashtu shtoi që në çdo lokacion ku ka pasur aktivitete të këtij festivali ka qenë i mbipopulluar.

“Pothuajse çdo lokacion ku ka pasur aktivitete të festivalit ‘Ditët e Shqiptarit’ ka qenë i mbipopulluar, dhe kjo na bënë të jemi jashtëzakonisht të këaqur. Duhet ta cekim me patjetër që kanq qenë aktiv një numër i madh vullnetarësh të cilët kanë kontribuar duke prezantuar festivalin dhe duke e bërë punën e tyre në mënyrë të mrekullueshme.”, shtoi Varaku, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, e pyetur se cilat kanë qenë përshtypjet e vizitorëve të festivalit, Varaku potencoi që të gjitha komentet kanë qenë pozitive.

“Në bisedat që i kemi pasur me të pranishmit, kanë reflektuar jashtëzakonisht mirë kundrejt këtij festivali dhe kësaj nisme, madje pyetja më e shpeshtë që na kanë bërë është ‘Kur do të jetë festivali i radhës?’ , përgjigjje të cilën do ta japim shumë shpejtë.”, tha ndër të tjera Varaku.

Theksojmë që për aq netë sa u zhvillua ky festival, qyteti i Gjakovës arriti të shëndrrohej në një pasqyrë përmes se cilës u shfaq kultura dhe indentiteti shqiptar, që ishte edhe synimi i këtij festivali./Telegrafi/

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 20:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?