Më 30 korrik fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 21:31

Më 30 korrik fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit 

Më 30 korrik (e martë) duhet të fillojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Gjykatësi në këtë rast do të jetë Ivica Stefanovski, i cili është përzgjedhur përmes sistemit AKMIS.

Gjykata Themelore Penale Shkup të hënën më 8 korrik informoi se janë refuzuar si të pabaza ankesat e mbrojtjes së të akuzuarve për rastin me vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi dhe aktakuza pranohet në tërësi.

“Këshilli për vlerësim të aktakuzës kundër të akuzuarve: V.M., B.V. dhe V.K. të akuzuar për nga dy vepra penale Vrasje nga neni 123 paragrafi2 pika 1 dhe pika7 me nenin 22 nga KP dhe neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe pika 4 me nenin 22 nga KD si dhe dy vepra penale – Grabitje nga neni 141 paragrafi 2 me paragrafin 1 dhe me nenin 22 dhe nenin 141 paragrafin 1 neni 22 nga KP, i akuzuari A.GJ. i akuzuar për një vepër penale Grabitje neni 141 paragrafi 2 paragrafi 1 neni 24 nga KP, ndërsa lidhur me vrasjen e dyfishtë të të miturës V.GJ. dhe qytetarit nga Velesi P.ZH. në nëntor të vitit të kalaur. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aktit si dhe dhe ankesave të parashtruara kundër aktakuzës nga ana e mbrojtjes së të akuzuarve, solli vendim me të cilin – Ankesat e mbrotjjes refuzohen si të pabaza, ndëra Aktakuza miratohet në tërësi”, kumtoi Gjykata penale.

Nga Gjykata penale theksojnës e procedura kundër të dyshuarit të parë për vrasje të dyfishtë – Lj.P. është akoma në fazë të hetimit të prokurorisë.

Prokuroria themelore publike Shkup në maj të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër katër personave për grabitje dhe vrasje mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Të akuzuar janë Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Vazhdon hetimi për dy persona – njëri prej tyre është i akuzuari i parë Ljupço Palevski-Pallço, i cili kohë më parë u ekstradua në vend, pas ikjes në Turqi.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 21:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?