Me zemër për të moshuarit – Iniciativa e Bujar Osmanit

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2025 13:44

Me zemër për të moshuarit – Iniciativa e Bujar Osmanit

Kandidati për Kryetar komune në Çair, Bujar Osmani, prezantoi sot Programin “Me zemër për të moshuarit”, duke theksuar se kujdesi ndaj të moshuarve nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një shprehje e njerëzillëkut dhe respektit për ata që ndërtuan komunitetin.

Ata e ndërtuan këtë qytet dhe këtë komunitet. Ata e meritojnë mbështetjen tonë sot, kur ajo u duhet më shumë,” tha Osmani gjatë prezantimit.

Programi përfshin:

  • Kartela “Vitet e Arta” – mundëson zbritje në farmaci, markete, institucione kulturore dhe shërbime të tjera me interes publik;
  • Mbështetje financiare prej 2.500 denarësh për pensionistët me të ardhura më të ulëta, me synim që gradualisht të rritet në 5.000 denarë;
  • Subvencione për kujdes cilësor dhe ndihmë në kushte shtëpiake, për të mundësuar që të moshuarit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pranë familjes;
  • Ekuipa shëndetësore mobile dhe klube të reja pensionistësh, për të garantuar siguri, dinjitet dhe bashkësi, duke luftuar izolimin social.

Këto nuk janë premtime, kjo është detyra jonë ➡ me respekt, me zemër dhe me vepra!” – përfundoi Osmani.

Programi synon të sigurojë mbështetje reale, të qëndrueshme dhe njerëzore për të moshuarit në komunë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe përfshirjen e tyre në komunitet. Gazeta Flaka

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Tetor, 2025 13:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?