Merkato e nxehtë: Juventusi synon yjet e Real Madridit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Maj, 2026 21:00

Merkato e nxehtë: Juventusi synon yjet e Real Madridit

Juventus po përgatitet për një merkato ambicioze vere dhe synon të përfitojë nga ndryshimet e mëdha që pritet të ndodhin te Real Madrid.

Sipas raportimeve të mediave italiane, klubi torinez po punon për transferimin e tre futbollistëve madrilenë gjatë afatit kalimtar të verës.

Objektivi kryesor i Juventusit është Brahim Díaz. Mesfushori ofensiv nuk ka pasur rolin e dëshiruar te Real Madridi këtë sezon dhe raportohet se është i hapur për një aventurë të re jashtë Spanjës.

Përveç Brahim Diaz, bardhezinjtë po monitorojnë edhe situatën e talentit të ri Gonzalo García, i cili gjithashtu ka pasur pak hapësira në skuadrën madrilene.

Për të dy lojtarët, Juventusi po mendon formulën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, një strategji që klubi italian e ka përdorur shpesh vitet e fundit.

Ndërkohë, emri i tretë në listën e Juventusit është ai i David Alaba. Mbrojtësit austriak i përfundon kontrata në fund të qershorit dhe pritet të largohet si lojtar i lirë.

Megjithatë, pengesa kryesore për transferimin e Alabës mbetet paga e tij e lartë. Sipas raportimeve, lojtari do të duhet të pranojë ulje të konsiderueshme të pagës nëse dëshiron të transferohet në Torino.

Merkatoja e verës pritet të jetë shumë intensive për të dy klubet, ndërsa Juventusi synon të rikthehet fuqishëm në elitën evropiane me afrime cilësore.

Flaka

83
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Maj, 2026 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
83
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?